Osmani pret në takim ambasadoren greke, flasin për dialogun

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur të premten në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren Heleni Vakali

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur të premten e 26 janarit në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren Heleni Vakali.

Sipas Presidencës, në takim mes Osmanit dhe Vakalis është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, procesin e dialogut Kosovë-Serbi, si dhe për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Greqisë në sfera të interesit të ndërsjellë.

“Presidentja foli edhe për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, i cili është në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje, Osmani ka ritheksuar nevojën e heqjes së masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, të cilat, siç ka thënë, janë të padrejta dhe krijojnë mungesë ekuilibri në dialog. 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika