Vajza e Sandulloviqit bën homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz

“Të respektojmë që të mos përsëritet më”, ishin lulet që la, Klara, mbi varrin e Blerina Jasharit.

(E përditësuar) Klara Sandulloviq, vajza e politikanit serb, Nikolla Sandulloviq të shtunën ka bërë homazhe tek kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

“Të respektojmë që të mos përsëritet më”, ishin lulet që la, Klara, mbi varrin e Blerina Jasharit.

Bashkë me të ishte edhe, Mihjallo Teajkoviq, nënkryetari i partisë se Sandulloviq-it

Nikolla, babai i Klarës, javë më parë ishte arrestuar dhe torturuar nga shërbimi sekret serb BIA, pasi kishte bërë homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Për të bërë homazhe shkoi edhe avokati i tij, Çedomir Stojkoviq i cili la një letër pranë varrit të Blerina Jasharit.

“Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithmonë. Një mijë lot për një mijë vjet paqe. Dhe miliona shpresa dhe ëndrra. Të cilat fillojnë me fjalën “Më fal”, shkruhej në letër.

Ai pastaj është ndaluar për plot katër orë nga shërbimi sekret serb teksa po kthehej nga Kosova për në Serbi por tha se me të patën një qasje profesionale për dallim me klientin e tij të cilin e torturuan.

“Të respektojmë që të mos përsëritet më”, ishin lulet që la, Klara, mbi varrin e Blerina Jasharit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika