Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedocni, ka renditur prioritet e ministrisë që udhëheq, gjatë vitit 2024.
Maqedonci ka renditur si prioritet zhvillimin e burimeve njerëzore, logjistike, infrastrukturore dhe gjithashtu, blerjen e armatimit modern.
“Zhvillimi i burimeve njerëzore, logjistike, infrastrukturore, kapaciteteve të inteligjencës dhe vazhdimi i blerjeve strategjike sipas konceptit shtet me shtet dhe shtet me prodhues”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.
“Ristrukturimi i Ministrisë së Mbrojtjes.
Pas miratimit të Ligjit për Agjencinë për Inteligjencë dhe Siguri të Mbrojtjes, hartimi i akteve nënligjore dhe dokumenteve të tjerë përcjellëse për funksionalizimin e Agjencisë.
Hartimi i Ligjit për Komponentin Rezervë bazuar në Draft-Koncept Dokumentin për Komponentin Rezervë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Investimi në sisteme moderne të armatimit.
Hartimi i strategjisë për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes së Kosovës.
Zhvillimi i kapaciteteve të mirëmbajtjes.
Zgjerimi i infrastrukturës.
Krijimi i Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike”, janë prioritet e Ministrisë.