Xhaferi takon ambasadorin e Shqipërisë: Shansi për anëtarësim të plotfuqishëm në BE deri në 2030 nuk duhet humbur

Në këtë takim u theksuan marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si një shembull domethënës i marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajon, të cilat janë një kontribut serioz për stabilitetin e të gjithë Ballkanit Perëndimor dhe njëherazi edhe të kontinentit evropian

Kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, u takua sot me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në vend, Fatos Reka.

Në takim u përcollën urimet nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për zgjedhjen e kryeministrit Xhaferi në postin e kryetarit të Qeverisë, si edhe për zgjedhjen e Qeverisë së re.

Sipas njoftimit, në këtë takim u theksuan marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si një shembull domethënës i marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajon, të cilat janë një kontribut serioz për stabilitetin e të gjithë Ballkanit Perëndimor dhe njëherazi edhe të kontinentit evropian.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, siç u konstatua, zhvillohen me sukses në rrugën evropiane dhe meritojnë anëtarësim të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian në një proces dinamik deri në vitin 2030. Kjo, siç u vlerësua, është me rëndësi për qytetarët e të dy vendeve, por edhe për stabilitetin evropian, për shkak të kontekstit aktual gjeopolitik, dhe prandaj mundësia shumë reale e deritanishme e integrimit evropian për të dyja vendet nuk duhet humbur”, thuhet në njoftim, raporton Klan-mk.

Në këtë drejtim, kryeministri Xhaferi theksoi se “Qeveria e re kalimtare, e cila bazohet në koalicionin proevropian, vazhdon të punojë në përputhje me kursin e politikës proevropiane, qëllimi i së cilës është cilësia e jetës së qytetarëve me standarde evropiane”.

Para së gjithash, kryeministri Xhaferi posaçërisht theksoi fokusin e Qeverisë në organizimin e zgjedhjeve të qeta, korrekte dhe demokratike, si edhe në disa ciklet e mëparshme zgjedhore.

Në pjesën e zhvillimit të bashkëpunimit, kryeministri Xhaferi dhe ambasadori Reka u pajtuan se ekziston një vendosmëri e përbashkët për forcimin e integrimit ekonomik rajonal, “siç dëshmojnë protokollet tashmë të nënshkruara për zbatimin e kushteve për qasje të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor, si edhe për lidhjen e ndërsjellë të skemave për identifikimin elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor”.

U diskutua edhe për përkushtimin për lidhjen infrastrukturore përmes korridoreve 8 dhe 10, që sjell përfitime ekonomike për të dyja vendet.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika