Gërvalla para deputetëve gjermanë: BE-ja ende pa qëndrim zyrtar ndaj Serbisë për Banjskën

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në përmbyllje të vizitës zyrtare në Gjermani ka takuar përfaqësues të institucioneve gjermane, deputetë të Bundestagut gjerman dhe të shoqërisë civile.

Sipas njoftimit të ministrisë, Gërvalla i ka informuar të pranishmit për veprimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe rajon, duke përmendur sulmet e vazhdueshme në veri të Kosovës.

Ministrja gjatë qëndrimit të saj në Gjermani ka marrë pjesë edhe në takimin me gazetarë, si e ftuar nga Forumi “Korrespondenten.cafe”, ku morën pjesë korrespodentë të huaj, politikanë, gazetarë dhe diplomatë.

“Ky takim ishte një mundësi e mirë e bashkëbisedimit, ku gazetarë të mediave të ndryshme, në një takim prapa kamerave, patën mundësi të  informohen rreth aktualitetit politik në Kosovë, politikën e jashtme dhe të ardhmen e saj euroatlantike”, thuhet më tej.

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika