Maqedonia e Veriut, Taravari i bën thirrje ASh-së që të rreshtohen me opozitën

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari u ka bërë thirrje anëtarëve të Kuvendit të partisë që ta mbështesin idenë e koalicionit me Opozitën Shqiptare. Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook, me anë të cilit, e akuzon qeverinë për korrupsion, qeverinë ku edhe partia e tij momentalisht bën pjesë.

Ndërkaq ditë më parë, kryetari i kuvendit të ASh-së, Ziadin Sela, mblodhi gjithë kryetarët e degëve të ASh-së, nga ku mësohet se e ka marr mbështetjen e tyre kundër koalicionit me LEN-in.

Megjithatë, deri në mbledhjen e kuvendit të partisë, nuk dihet se si do të reshtohet Aleanca për Shqiptarët.

Në vijim keni postimin e plotë të Arben Taravarit, kryetarit të Aleancës për Shqiptarët.

“Pas disa javësh konsultime e takime të shpeshta, brenda dhe jashtë subjektit që unë drejtoj, pas një reflektimi të thellë personal, ka ardhur koha që të shpalos publikisht qëndrimin tim, si kryetar partie përsa i përket zgjedhjeve parlamentare që po afrohen.

Duke marrë parasysh sugjerimet sa të vlefshme aq edhe dashamirëse të të gjithë miqve, antarëve dhe përkrahësve, kam zgjedhur të dëgjoj edhe zërin e popullit që sot po flet më qartë se kurrë.

Qytetari po kërkon Ndryshim! Populli po kërkon një sistem politik të çliruar nga epidemia e korrupsionit, që është bërë frenuesi më i madh për mirëqenien dhe zhvillimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Në cilësinë e kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, ftoj publikisht Kuvendin e partisë të më mbështesë në këtë rrugëtim dhe bashkë, t’i prijmë këtij procesi që unë e quaj Ndryshimi i Madh dhe i Shumëpritur!

Asnjëherë ky Ndryshim nuk ka qenë më i sigurtë dhe më i prekshëm. Askush nuk ka kredibilitet më të madh se Aleanca për t’a sjellur Këtë Ndryshim!

Ne jemi në rrugën tonë, jemi në rrugën e trasuar nga Arben Xhaferi. Kjo rrugë do të na çojë aty ku përkasim, në familjen e madhe evropiane, gjithnjë duke kultivuar aleancën tonë të përhershme me SHBA dhe NATO me të cilët ndajme të njejtin vizion dhe të njëjtat vlera.

Duke besuar pa lëkundje në bashkëpartiakët e mi dhe në vizionin tonë të përbashkët, kërkoj besimin e tyre që Aleanca për Shqiptarët të futet në garën zgjedhore me opozitën shqiptare, e bashkë më tej të bëjmë më të mirën për këtë vend!

Shumica e lexon historinë, por rrallë ka raste ku të jepet mundësia ta shkruash atë. Sot këtë Mundësi e kemi para nesh. Le të jemi ne ata që do e shkruajnë Historinë!

Sinqerisht

Arben Taravari”, ka shkurar Taravari.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika