Dy persona të vdekur pas tentimit për sulm terrorist në Gjykatën e Stambollit

Dy persona të vrarë dhe gjashtë të tjerë të lënduar, duke përfshirë tre pjesëtarë të policisë, është bilanci i një tentimi për sulm terrorist në Gjykatën e Stambollit

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, ka njoftuar se dy persona të dyshuar janë qëlluar për vdekje teksa po përpiqeshin të sulmonin gjykatën e Caglayan në Stamboll.

Sipas raportimeve të medieve turke, dyshohet se burri dhe gruaja u vranë gjatë një “përpjekjeje për të sulmuar” një pikë kontrolli të sigurisë në gjykatën e Caglayan të martën vonë në mëngjes, postoi Yerlikaya në mediet sociale.

Ministri më vonë njoftoi se dy sulmuesit, një femër dhe një mashkull, u neutralizuan nga policia si dhe gjashtë persona të tjerë, përfshirë tre policë, u plagosën.

Ai gjithashtu njoftoi se terroristët, të identifikuar si EY dhe PB, të cilët u neutralizuan, ishin përcaktuar se ishin anëtarë të organizatës terroriste DHKP-C.

“Unë përgëzoj oficerët tanë heroikë të policisë. U uroj shërim të shpejtë të plagosurve tanë,” shtoi Yerlikaya.

Ministri i Drejtësisë, Yilmaz Tunc, ka pohuar se hetimi gjyqësor i nisur nga Zyra e kryeprokurorit publik të Stambollit në lidhje me sulmin është në vazhdim, duke përfshirë aspekte të shumta.

“Hetimi gjyqësor i nisur nga Zyra jonë e Kryeprokurorit Publik të Stambollit në lidhje me incidentin vazhdon në shumë aspekte”, tha ai në postimin e tij në rrjetet sociale.

Caglayan është një kompleks i madh gjykatash në lagjen “Kagithane” në anën evropiane të Stambollit.

 

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika