Rusia kryen sulme të reja raketore në Kiev dhe qytete të tjera ukrainase

Rusia i ka kryer një sërë sulmesh raketore në Kiev edhe në qytetet e tjera ukrainase gjatë mëngjesit të 7 shkurtit, njoftuan zyrtarët ukrainas

Rusia i ka kryer një sërë sulmesh raketore në Kiev edhe në qytetet e tjera ukrainase gjatë mëngjesit të 7 shkurtit, njoftuan zyrtarët ukrainas.

Disa pjesë të kryeqytetit kanë mbetur pa rrymë, si pasojë e sulmeve, thanë zyrtarët.

Një sërë shpërthimesh u dëgjuan në Kiev gjatë sulmit, i cili është i pari në muajin shkurt. Mbrojtja ajrore u angazhua për t’i shkatërruar raketat ruse, tha kryetari i Kievit, Vitali Klitscho, në Telegram.

Së paku dy njerëz u plagosën në qarkun e Dniprovskit, i cili shtrihet përgjatë lumit Dnjepër, shtoi Klitschko.

Në gjithë Ukrainën u lëshuan sirena rreth orës 6 të mëngjesit, kur Forcat Ajrore të Ukrainës paralajmëruar në Telegram për mundësinë e sulmeve raketore ruse nëpër vend.

Shpërthimet e para u dëgjuan pak para orës 7 të mëngjesit në Kiev.

“U frikësova kur u lëshuan sirenat, dhe ne erdhëm këtu me vrap”, tha për Reuters Tetyana, një 49-vjeçare që po strehohej në qendër të Kievit.

“Shpresoj se ata do t’i rrëzojnë të gjitha [raketat]. Lutem për mbrojtjen tonë”, shtoi ajo, derisa i përqafonte mbesën e vet dyvjeçare dhe një qen të vogël.

Shkalla e ndikimit të këtyre sulmeve nuk u bë e ditur menjëherë.

Kompania më e madhe energjetike e Ukrainës, DTEK, tha se qarku i Dniprovskit mbeti pa energji elektrike pjesërisht. Klitschko tha se rënia e copëzave të raketave të rrëzuara ruse i dëmtoi disa linja të energjisë elektrike.

Oleh Synehubov, guvernatori i rajonit të Harkivit në verilindje të Ukrainës, tha se raketat ruse e goditën infrastrukturën joresidenciale në qytetin e Harkivit, administratën qendrore të këtij rajoni./REL

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika