Haradinaj – Stublla për Listën Serbe: Kjo organizatë kriminale u kthye në Kuvend e papenguar ligjërisht e politikisht

Ish-diplomatja ka thënë se kjo gjë vjen rezultat i "mungesës së aktakuzës ndaj Millan Radojçiqit dhe financimit të Listës Serbe me 360 mijë euro"

Ish-ministrja e jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla

Ish-kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar pasi deputetët e Listës Serbe shkuan në Kuvendin e Kosovës për t’i vazhduar mandatet e tyre.

Haradinaj-Stublla ka thënë se kjo gjë vjen rezultat i “mungesës së aktakuzës ndaj Millan Radojçiqit dhe financimit të Listës Serbe me 360 mijë euro”.

Sipas saj, kjo mundësoi që kjo organizatë kriminale të rikthehet në Kuvendin e Kosovës sot “e papenguar ligjërisht dhe e pasfiduar politikisht”.

“Mungesa e aktakuzës për (tani-ish) nënkryetarin e organizatës kriminale ‘Lista serbe’ Millan Radojçiq, dhe vazhdimi i financimit të shtetit të Kosovës me 360 mijë euro për këtë organizatë përmes së cilës Serbia planifikoi e ekzekutoi agresionin terrorist në Banjskë (ku mbet i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku) – mundësoi që kjo organizatë kriminale të rikthehet në Kuvendin e Kosovës sot e papenguar ligjërisht dhe e pasfiduar politikisht”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Ndryshe, sot, deputetët e Listës Serbe janë rikthyer në Kuvend të enjten në seancë pas një mungese prej 5 muajsh vetëm për t’u nënshkruar dhe pastaj kanë lëshuar seancën.

Deputetët e Listës Serbe kthehen në Kuvend për t’u nënshkruar dhe lëshojnë seancën

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika