Shpend Ahmeti analizon gjuhën e trupit të figurave politike: Kurti s’ka qëndrim natyral, është i “koqit”

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke analizuar gjuhën e trupit të disa figurave politike, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndrim të ngurtë dhe të panatyrshëm

Ish-kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, në intervistë për emisionin Reload të RTV Dukagjinit, teksa ka analizuar gjuhen e trupit të disa figurave politike, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka një qëndrim të ngurtë dhe jo natyral.

“Albin Kurti është i koqit nga pak, po flas lirshëm, kur ec është i koqit. Ai insiston ta mbajë atë qëndrim nuk e ka natyral. Nuk është qëndrimi i tij natyral, njerëzit zakonisht mundohen me e tepru me u dok pak më ndryshe”, është shprehur ai për emisionin Reload.

Ai ka përmendur edhe ish-presidentin e SHBA-së, Bill Clinton, i cili sipas tij ka një qëndrim shumë të lehtë dhe ndikon tek njerëzit.

Ai ka theksuar se kur e ka  takuar Clitonin në vitin 1999 ka qenë shumë i lirë kur fliste me të.

“Kur ka hi Cliton në dhomë e ka një prezencë. Jemi takuar në Bullgari, në 99-tën, përveç gjatësisë është karizma dhe lëvizja trupore që ndikon. E ka një lehtësi për atë që Kurti është i koqit.  Njerëzit kanë qejf të dëgjojnë gjerat që ata i mendojnë kështu zakonisht apo që i flasin. Këtu po shkojnë në debat ta bindin kundërshtarin, por në fakt duhet ta bindin publikun. Nuk e kthen ti ata të LDK-së ta kthesh në PDK me një debat”, ka thënë mes tjerash ai.

Më poshtë keni intervistën e plotë të Ahmetit, ku ka rrëfyer për jetën e tij dhe sesi po e sheh Prishtinën tani.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika