Rama: Kosova e la Thaçin të gjykohet siç nuk do ta linte asnjë shtet presidentin e vet

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka thënë se paraburgosja e ish-presidentit Hashim Thaçi ende pa u publikuar akuzat ndaj tij, ishte dhe është rast i paprecedentë

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka komentuar burgosjen e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Ai ka thënë se vendimi i Gjykatës Speciale për ta dërguar në paraburgim ishte tejet i pazakontë.

Në emisionin Opininon të Blendi Fevziut, Rama u shpreh se paraburgimi Thaçit ende pa e publikuar aktakuzën ishte diçka që nuk do ta pranonte asnjë shtet tjetër.

“Nuk besoj qe do të kishte ndonjë shtet tjetër që do të pranonin presidenti i tyre të mbyllej pa akuzë pothuajse një vit dhe pastaj doli akuza, sepse ai u mbyll brenda pa akuzë. Rri njëherë dhe do ta shohim. Kjo është diçka që në këndvështrimin tim është jashtë të gjithave…”, ka deklaruar Rama.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në emisionin “Opinion”, të Blendi Fevziut

Kryeministri i Shqipërisë, u shpreh i bindur se ish-krerët e UÇK-së në fund do të shpallen të pafajshëm, sepse, sipas tij, akuzat që i rëndojnë ata janë absurde.

“Është një ngjarje e cila ka brenda një absurd shumë të madh dhe jam i bindur që do të jetë me një fund i cili s’ka se si të jetë ndryshe përveç se riafrimim i drejtësisë i UÇK-së, dhe rënia e akuzave absurde, por do të mbetet një plagë në lëkurë për ata që janë të detyruar të kalojnë përmes atij kalvari… me një numër vitesh marramendësm”, ka thënë Rama.

Kryeministri Rama e komenti edhe takimin që e kishte me ish-presidentin Thaçi, duke thënë se ishte tejet emocional. Gjendja e tij sipas Ramës, ishte e mirë si nga ana fizike dhe ajo shpirtërore.

“Emocionalisht ishte prekës momenti i pritjes për të ardhur në takim, sepse, natyrisht, unë isha më parë dhe ai erdhi, sepse ai është njeri që vjen gjithmonë në orar, vonesa do të thoshte se ai u vonua nga procedurat e caktuara”, u shpreh Rama.

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Për kryeministrin e Shqipërisë, Hashim Thaçi është një nga politikanët më të mirë të Shqipërisë e Kosovës.

Sipas Ramës, ish-presidenti i Kosovës “kishte dhunti të jashtëzakonshme për politikën, kishte aftësi për të duruar dhe me një vullnet të jashtëzakonshëm për ta arritur qëllimin”.

Në fund, kryeministri Edi Rama tha se Hashim Thaçi, i cili tash po qëndron në paraburgim në Hagë, do të ishte president i duhur i Shqipërisë.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika