Ylli i FC Phoenix transferohet tek klubi Kroat, Slaven Belupo

Super talenti i klubit FC Phoenix, Ernis Qestaj, do të transferohet te gjiganti kroat, Slaven Belupo. Pas interesimit të madh nga shumë klube evropiane, Ernisi vendosi të zgjedh klubin e superligës kroate

Super talenti i klubit FC Phoenix, Ernis Qestaj, do të transferohet te gjiganti kroat, Slaven Belupo.

Pas interesimit të madh nga shumë klube evropiane, Ernisi vendosi të zgjedh klubin e superligës kroate.

Agjentët e tij Adonis Arifi dhe Lulzim Murtezaj nga Spark Soccer Agency punuan me muaj të tërë që ky transfer të realizohet me sukses.

17 vjeçari nga Juniku nënshkroi kontratë 4+1 vjeçare me Slaven Belupon dhe do t’i bashkohet ekipit në verën e vitit 2024.

Shuma e saktë e transferimit nuk u zbulua, ndërsa FC Phoenix do të mbajë edhe 10% të transferit nga shitja e ardhshme.

Ky është një hap i madh në karrierën e Ernisit dhe një tregues i çartë se skuadrat e futbollit të Kosovës po bëjnë punë të madhe me talentët e rinj.

Presidenti i FC Phoenix, Muhedin Ferati, ka sjellë një filozofi të re me punën me talentë të rinj duke iu jepur shansin lojtarëve 16 dhe 17 vjeç të luajnë në ekipin e parë.

Ernisi Qestaj është poashtu pjesë e kombëtares së Kosovës U-19 dhe kjo lëvizje mund t’ia mundësojë atij të fitojë një vend në ekipin e parë shumë shpejt.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika