Erdogan: Marrja e komandës së KFOR-it tregues që Turqia i kushton rëndësi paqes në Kosovë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka uruar Kosovën për përvjetorin e 16 të pavarësisë përmes një telegrami dërguar presidentes Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka uruar Kosovën për përvjetorin e 16 të pavarësisë përmes një telegrami dërguar presidentes Vjosa Osmani.

Erdogan tha se ka besimin e plotë se marrëdhëniet e shumanshme miqësore në mes të Turqisë dhe Kosovës, të cilat, sipas tij, e marrin fuqinë e tyre nga lidhjet historike, ekonomike, humanitare dhe kulturore, do të vazhdojnë të zhvillohen.

“Kam besim të plotë se marrëdhëniet e shumëanshme miqësore mes Turqisë dhe Kosovës, të cilat e marrin fuqinë e tyre nga lidhjet historike, ekonomike, humanitare dhe kulturore, do të vazhdojnë të zhvillohen. Marrja e komandës së KFOR-it vitin e kaluar është tregues konkret i rëndësisë që i kushtojmë paqes dhe stabilitetit si në Kosovë ashtu edhe në rajon dhe përpjekjeve tona në këtë kontekst”, thuhet ndër të tjera në urimin e Erdoganit.

Erdogani, gjithashtu, e ka njoftuar presidenten Vjosa Osmani se do të jetë pjesë e Forumit Diplomatik të Antalisë që mbahet nga 1 deri më 3 mars.

Turqia mori komandën e KFOR-it në tetor të vitit të kaluar.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika