Xhaferi uron Kosovën: I gëzofsh edhe shumë ditëlindje të tjera në paqe, e lirë dhe e pavarur

"Urime ditëlindjen e 16-të pavarësisë Kosovë! I gëzofsh edhe shumë ditëlindje tjera në paqe, e lirë, e pavarur, e prosperuar dhe shembullore, në fqinjësi, në rajon dhe në botë"

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka uruar Kosovën në 16-vjetorin e Pavarësisë.

Xhaferi i ka uruar Kosovës edhe shumë vite të tjera në paqe, e lirë, e pavarur, e prosperuar dhe shembullore.

“Urime ditëlindjen e 16-të pavarësisë Kosovë! I gëzofsh edhe shumë ditëlindje tjera në paqe, e lirë, e pavarur, e prosperuar dhe shembullore, në fqinjësi, në rajon dhe në botë!

Urime qytetarëve dhe institucioneve kosovare, me dëshirë që çdo gjeneratë e ardhshme ta ruajë me përkushtimin më të madh amanetin e të gjithëve që flijuan më të shtrenjtën për të, bashkë dhe të fortë!”, ka shkruar Xhaferi në Facebook.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika