Qeveria: Përfaqësuesit e Bankës Botërore thanë se mjetet e Trustit nuk duhet të preken

Në takimin e kryeministrit Kurti me përfaqësuesit e Bankës Botërore, është diskutuar që së shpejti të kalojë në Kuvend marrëveshja për reformën sociale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën i shoqëruar nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë pritur në takim zëvendëspresidenten e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Anna Bjerde.

Siç bëhet e ditur nga Zyra e Kryeministrit , përveç Anna Bjerde, në këtë takim kanë marrë pjesë edhe drejtoresha rajonale e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda van Gelder, drejtoresha e re rajonale për Ballkanin Perëndimor, Xiaoqing Yu, si dhe Menaxheri i zyrës së Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci.

Sipas njoftimit, në këtë takim përfaqësuesit e Bankës Botërore kanë thanë se presin që së shpejti të kalojë në Kuvend marrëveshja për reformën sociale, sepse “ajo është përgjigja e duhur ndaj krizës inflacionare dhe jo prekja e mjeteve të trustit pensional”.

Po ashtu, thuhet se në takim është biseduar edhe për stabilitetin institucional dhe indikatorët pozitivë.

“Kryeministri veçoi rritjen e eksporteve  dhe potencialin e madh në fushën e teknologjisë së informacionit si dhe angazhimin e qeverisë për digjitalizim po ashtu edhe Bjerde e përgëzoi Qeverinë për rritjen ekonomike që ishte ndër më të lartat në rajon”, thuhet më tutje.

Sipas Kurtit,  përparësi dhe pasuri e vendit tonë është thksuar kapitali njerëzor, prandaj Qeveria është fokusuar te investimet në fëmijërinë e hershme, në kopshte e parashkollorë.

“U fol për rëndësinë që ka arsimimi profesional në parandalimin e migrimit të të rinjve. Kryeministri theksoi mbështetjen e Qeverisë për vajzat në STEM, me qëllim të mbylljes së hendekut gjinor në profesione”, thuhet në këtë komunikatë.

Tutje, thuhet se Kurti ka shprehur mirënjohjen e Qeverisë së Kosovës për mbështetjen e Bankës Botërore për Kosovën në shumë fusha.

“Ai veçoi projektin për përballjen me pandeminë Covid-19. Lidhur me situatën stabile aktuale në vend, u theksua se tash e disa ditë kemi regjistruar numra një shifror të të infektuarve me këtë virus. Znj.Bjerde cilësoi si impresive shkallën e vaksinimit që Kosova ka arritur”, thuhet në komunikatë.

Duke biseduar për situatën aktuale me energji elektrike, është përmendur edhe ndikimi i luftës në Ukrainë.

Kryeministri gjithashtu bëri të ditur se është afër që të lansohet strategjia e energjisë si dhe ritheksoi përkushtimin e Qeverisë për energji të ripertëritshme.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika