Shqipëria i ka prezantuar prioritetet e saj, se si do ta drejtojë Këshillin e Sigurimit

Ferit Hoxha, ambasador i Shqipërisë në  Organizatën e Kombeve të Bashkuara kishte prezantuar prioritetet  e presidencës së Këshillit të Sigurimit e cila po  udhëhiqet nga Shqipëria

Ferit Hoxha Ambasadori i Përhershëm të Shqipërisë në OKB

Ambasadori i Shqipërisë Ferit Hoxha në fjalimin e tij të mbajtur në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ka thënë se, prioritetet e Shqipërisë për muajin qershor janë të lidhura me respektimin e së drejtës ndërkombëtare, forcimin e llogaridhënies, avancimin e agjendës së grave, paqes dhe sigurisë, marrëdhëniet e OKB-së me organizatat rajonale dhe metodat e punës të Këshillit të Sigurimit.

Kështu ka thënë përfaqësuesi i përhershëm Ferit Hoxha në fjalën e parë pasi Shqipëria mori Presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB.

Hoxha bëri me dije se presidenca shqiptare do të nisë punën me një debat të hapur të nivelit të lartë për forcimin e llogaridhënies për shkeljet e rënda të së drejtës ndërkombëtare.

Ferit Hoxha Ambasadori i Përhershëm të Shqipërisë në OKB

Këtë debat do ta drejtojë kryeministri Edi Rama ditën e nesërme, temë e cila do të jetë e rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për anëtarët e tjerë.

Ndërsa, në 15 qershor, do të jetë një Debat i Hapur i nivelit të lartë për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, me titull: “Mbajtja e premtimeve: Roli i organizatave rajonale në zbatimin e agjendës së grave, paqes dhe sigurisë përballë trazirave politike dhe marrjes së pushtetit me forcë”, që do të drejtohet nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Shqipëria i është bashkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si anëtar jo i përhershëm ku ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkë-penëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara, për çështjen e Ukrainës.

Ndonëse një vend i vogël, Shqipëria në Këshill ka treguar vendosmëri përkrah SHBA në udhëheqjen e këshillin me disa rezoluta për Ukrainën.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika