Një shtetase e huaj dyshohet se u sulmua seksualisht në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetase e huaj ka raportuar të martën në Polici se është sulmuar seksualisht derisa ishte duke u kthyer në banesën e saj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetase e huaj ka raportuar të martën në Polici se është sulmuar seksualisht derisa ishte duke u kthyer në banesën e saj.

Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh, ka thënë se gruaja ka raportuar se ishte sulmuar në ashensor dhe kishte marrë gërvishtje në qafë.

“Prishtinë, 27.02.2024, 09:35 – Viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se derisa ishte duke u kthyer në banesën e saj, një i dyshuar i panjohur fillimisht e ka përcjellë e më pas i njëjti kishte hipur në ashensor të ndërtesës së bashku me viktimën dhe të njëjtën e kishte prekur në pjesët intime dhe i kishte shkaktuar lëndime në qafë (gërvishtje). Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti në procedurë hetimore”, ka njoftuar Policia.

Rasti po hetohet.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika