Policia po heton dy vdekje të ndryshme në Prishtinë

Vdekjet e dy personave në Prishtinë janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës.

Të dy rastet raportohen të kenë ndodhur të shtunën e dy marsit.

Në njërin nga rastet thuhet se një person është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi e njëjta ishte alivanosur në një autobus urban.

Me vendim të prokurorit thuhet se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Prishtinë / 02.03.2024 – 12:26. Viktima femër kosovare është dërguar në QKUK pasi që, ishte alivanosur në një autobus urban dhe më pas mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Në rastin e dytë thuhet se një person është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.

“Prishtinë / 02.03.2024 – 15:30. Viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika