Nisin punimet në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, Kurti e Aliu kritikojnë projektin e mëhershëm

Këtë të hënë, me fillimin e punimeve në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, kanë shprehur kritikat e tyre ndaj projektit të mëhershëm, duke theksuar ndryshimet pozitive në përgatitje dhe planifikim

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, mëngjesin e së hënës kanë marrë pjesë në nisjen e punimeve për projektin “Zgjerimi i Rrugës Nacionale M2” në rrugën Prishtinë – Mitrovicë.

Me këtë rast, Kurti ka shprehur bindjen se Qeveria e tij është më e përgatitur sesa në të kaluarën për këtë projekt, duke theksuar ndryshimet pozitive në përgatitje dhe planifikim.

Sipas tij, në të kaluarën ka pasur plane të dobëta, përgatitje të pakta e zvarritje të shumta.

“Në të kaluarën ka pasur plane të dobëta, e përgatitje të pakta. Me qeverinë tonë kemi shumë përgatitje, plane të hollësishme, prandaj punët janë të rregullta sipas procedurës. Nuk do të mungojë angazhimi ynë. Nga një rrugë e cila ishte me dy korsi, tash do të kemi rrugë nacionale me dy drejtime, secila me nga dy korsi”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri Kurti dhe ministri Aliu përcjellin nga afër punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Nga ana tjetër, ministri Aliu ka theksuar se në projektin për zgjerimin e rrugës kanë pasur sfida të shumta dhe se përpjekjet janë konsoliduar për të adresuar problemet e shpronësimit.

“Mobilizimin e kemi bërë maksimal, shenjat janë të mira, do të përkushtohemi maksimalisht. Këtu është dashtë ta bëjmë auditimi, proces i rëndë me probleme të shumta”, ka shtuar Aliu.

Ndryshe, punimet në këtë rrugë kanë pësuar ndërprerje për shkak të vështirësive në procesin e shpronësimit në atë pjesë.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika