16 vjetori i pavarësisë së Malit të Zi

Më 3 qershor shënohet 16 vjetori i pavarësisë së Malit të Zi

Ilustrim

Të premten është 16 vjetori i përfundimit zyrtar të funksionimit të Konfederatës Serbi dhe Mali i Zi.

Në referundimin e mbajtur më 21 maj 2006 në Mal të Zi, është zyrtarizuar Dita e Pavarësisë, ku më se 55.5 për qind e qytetarëve janë shprehur për pavarësinë e vendit.

Sipas rezultateve zyrtare, pavarësinë malazeze e kanë përkrahur 230.661 qytetarë apo 55,5 për qind nga 86,3 për qind qytetarëve me të drejtë vote të cilët kanë dalë në referendum, ndërsa 185.002 apo 44,5 për qind të votuesve kanë votuar për qëndrim të përbashkët me Serbinë.

Referendumi është paraprirë nga negociatat midis blloqeve për pavarësinë dhe shtetit të përbashkët nëpërmjet diplomatit sllovak dhe ndërmjetësuesit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Kuvendi i Malit të Zi më parë ka miratuar Ligjin për referendum, i cili u dakordua me rekomandimin e Bashkimit Evropian.

Pavarësia e Malit të Zi është shpallur më 3 qershor, ndërkohë që më 28 qershor të atij viti Mali i Zi u bë anëtari i 192-të i Kombeve të Bashkuara, ndërsa më 11 maj 2007 anëtar i Këshillit të Evropës.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika