“Më mirë vonë se kurrë” – Rama mirëpret vendimin për pronat e Manastirit të Deçanit

"Më mirë vonë se kurrë - unë e mbështes plotësisht vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Manastirin e Deçanit", ka shkruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me pronat e Manastirit të Deçanit.

Ai ka inkurajuar Kosovën që të vazhdojë të punojë me aleatët për të dëshmuar veten si një partnere e besueshme e komunitetit euroatlantik.

“Më mirë vonë se kurrë – unë e mbështes plotësisht vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Manastirin e Deçanit. Unë inkurajoj lidershipin e Kosovës që të vazhdojë të punojë me aleatët tanë të përbashkët kyç për të demonstruar se Republika e Kosovës është me të vërtetë një partner i  besueshëm i Komunitetit Euro-Atlantik”, ka shkruar Rama në rrjetin social “X”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sot qeveria i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për tokën e Manastirit të Deçanit.

Në mbledhjen e qeverisë, Kurti ka thënë se ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla i ka dërguar notë verbale Këshillit të Evropës (KiE).

“Andaj, sot i kemi thënë Agjencisë Kadastrale të Kosovës të zbatojë vendimin e Kushtetueses. Ministrja Gërvalla i ka dërguar notë notë verbale njoftuese Këshillit të Evropës”, ka thënë Kurti.

Ai theksoi se procesi i vendimmarrjes për anëtarësimin e Kosovës do të përfundojë në maj.

“Më 22 mars është mbledhja e jashtëzakonshme e komunitetit atje, nga mesi i prillit është Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, dhe në fund të majit është Këshilli i Ministrave, në Këshillin e Evropës, që vendos për anëtarësimin tonë”, ka vijuar Kurti.

Kurti ka thënë se këtë vendim e ka marrë për ta hequr si kusht për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Sipas tij, Qeveria ka qenë para dy opsioneve, “të plotësojë këtë kusht dhe që Kosova të pranohet në Këshill të Evropës apo të ngelë pa u anëtarësuar”.

Ndonëse vendimin Kurti vazhdon ta cilësojë të dëmshëm, ai ka theksuar se pranimi në KiE do të ishte fitore historike dhe hap gjigant për Kosovën.

Qeveria i jep dritën jeshile Agjencisë Kadastrale t’ua bartë pronat Manastirit të Deçanit

 

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika