Aksident në Durrës, katër të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë - Durrës, nga i cili katër persona kanë pësuar lëndime trupore

Foto: Top Channel

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë – Durrës, në afërsi të Urës së Dajlanit, ku një makinë është përplasur me një pikë furnizimi me karburant.

Për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit i identifikuar si M.Ç, 30 vjeç dhe 3 pasagjerët që e shoqëronin.

Siç shihet edhe nga pamjet, është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë shoferin, i cili kishte mbetur i bllokuar në mjetin e shkatërruar.

Të plagosurit janë dërguar në spital, ku edhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, ndërsa raportohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë me të cilën po qarkullonte drejtuesi i automjetit. /Top Channel

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika