Një i dyshuar me aftësi të kufizuar shkrep armën në drejtim të Policisë në Lipjan

Një person i dyshuar me aftësi të kufizuara të enjten ka shkrepur armën në drejtim të Policisë gjatë një intervenimi të emergjencës në shtëpinë e tij

Një person i dyshuar me aftësi të kufizuar ka shkrepur armën në drejtim të Policisë, gjatë një intervenimi të emergjencës në shtëpinë e tij, mbrëmjen e së enjtes në Lipjan.

Policia është thirrur për asistencë nga ekipi i emergjencës për të trajtuar rastin e personit të dyshuar me aftësi të kufizuar.

Gjatë komunikimit me forcat policore, personi i dyshuar, i cili mbante një armë në dorë, ka filluar t’i fyente zyrtarët policorë.

Policia i ka kërkuar që ai ta dorëzojë armën, por nuk e ka bërë dhe ka shkrepur një herë, duke goditur murin e shtëpisë dhe pastaj ka ikur brenda në shtëpi, duke u mbyllur në një dhomë.

“Lipjan 14.03.2024-15:45. Raportohet se nga një Ekip i emergjencës se Lipjanit, është kërkuar asistencë nga policia për një rast trajtimi të personit, dyshohet me aftësi të kufizuar, mashkull kosovar, dhe me të arritur të shtëpia e personit, gjatë komunikimit me njësitet policore, i dyshuari i cili kishte një armë në dorë, ka filluar fyerjet në drejtim të zyrtarëve policorë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, personi i dyshuar tashmë është arrestuar.

Policia ka konfiskuar armën e tij, e cila përfshinte 7 fishekë të kalibrit 6 mm dhe një gëzhojë.

Pas arrestimit, personi i dyshuar është dërguar për trajtim mjekësor në Repartin e Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet përkatëse policore, ku në mënyrë është arritur të arrestohet i dyshuari, të cilit iu është konfiskuar arma me 7 fishekë të kalibrit 6 mm dhe një gëzhojë. I dyshuari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK në repartin e psikiatrisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas përfundimit të trajtimit mjekësor, ai është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika