Vllasi: Escobar e tha qartë se vendimi për dinarin është legjitim

Juristi Azem Vllasi, ka thënë se emisari i SHBA-ve, Gabriel Escobar, e ka thënë qartë se vendimi i bankës Qendrore të Kosovës për dinarin, është legjitim

Juristi Azem Vllasi, ka thënë se emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e ka thënë qartë se vendimi i bankës Qendrore të Kosovës për dinarin, është legjitim.

Në një linjë direkte në emisionin “Five”, në RTV dukagjini, Vllasi ka thënë se Serbia po synon që Asociacioni të jetë instrument i përzierjes permanente e Serbisë në çështjet e brendshme të Kosovës.

“Nga aspekti i ndërkombëtarëve… e kanë këndvështrimin e vet, gjithmonë na mbajnë krahun por nuk duan tensione në Kosovë, duan normalizim me Serbinë dhe nganjëherë i japin vetes të drejtë dhe na tërheqin vërejtjën dhe na bëjnë kritika për disa çështje. Duhet të merret si kryesore kjo, Escobar tha që lidhur me dinarin, tha se vendimi i Kosovës lidhur me dinarin është legjitim.  Edhe çështjen e Asociacionit edhe Escobar edhe përfaqësuesit e tjerë, por Escobar ishte decidiv se Bashkësia e komunave me shumicë serbe nuk duhet të jetë si shtet në shtet si Republika Srpska në Bosnjë por brenda Kushtetueses së Kosovës dhe ne duhet t’i marrim këto deklarata parimore pozitive”, tha ai.

Ai thotë se Kosova është e gatshme që t’i normalizojë marrëdhëniet me Serbinë.

“Jo fund nuk kanë dhe probleme do të ketë edhe më tutje por çështja kryesore është që ne në Kosovë të fokusohemi në zgjidhje te problemeve tona, të zbatohet ligjshmëria dhe Kushtetutshmëria, dialogut me Serbinë të mos i ndahemi, nuk kemi arsye që ne t’i ikim dialogut por gjithmonë të jemi të vetëdijshëm që Serbia nuk është e interesuar që ky dialog dhe problemet në përgjithësi në raportet me Serbinë të marrin fund… serbët e Kosovës i shfrytëzon për manipulim për çështjet e veta politike… Ne jemi të gatshëm t’i normalizojmë marrëdhëniet”, shtoi më tej ai.

Ndërkohë, Vllasi thotë se Serbia po e vazhdon politikën e Millosheviqit për disa çështje.

Megjithatë sipas tij, Serbia nuk e ka fuqinë që të destabilizojë rajonin.

“Serbia e vazhdon politikën e Millosheviqit për shumë çështje por nuk ka forcë më që të destabilizojë rajonin as të rrezikojë këdo qoftë, as Kosovën, por i keqpërdor serbët që të shkaktojë tensione dhe mundësisht fajin t’ia lë Kosovës, Malit të Zi… Serbia ka gjithmonë qëllime jo të mirë ndaj nesh, me ndërkombëtarët duhet të konsultohemi, nganjëherë po nganjëherë jo…”, u shpreh Vllasi.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika