​Ministria e Ekonomisë nënshkruan marrëveshje me IFC për zhvillimin e ankandit të erës

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli theksoi se projekti për zhvillimin e ankandit të erës shërben në krijimin e një sektori më të sigurt të energjisë në rast të sfidave që mund të hasen në këtë drejtim

Ministria e Ekonomisë dhe Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) kanë nënshkruar marrëveshjen për zhvillimin e ankandit të erës.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, theksoi se ky projekt shërben në krijimin e një sektori më të sigurt të energjisë në rast të sfidave që mund të hasen në këtë drejtim.

Ndërsa, ajo këtë vit e ka vlerësuar si “fantastik në aspektin e energjisë”.

“Viti 2024 ka qenë fantastik për energjinë në Kosovë. Sot po nënshkruajmë marrëveshjen me Korporatën Ndërkombëtare Financiare (IFC) për zhvillimin e ankandit të radhës të Republikës së Kosovës, ankandin tonë të parë të erës”, ka deklaruar Rizvanolli.

Po ashtu, ajo tha se kanë paraparë në këtë projekt një komponent të partneritetit publiko-privat.

“Ky është një shembull që do të ndiqet edhe në projektet tjera në të ardhmen, është mënyrë që në rast të krizave që mund të përjetojmë të kemi edhe një sasi të energjisë të prodhuar në publike për të ndërhyrë më lehtë”, ka vijuar Rizvanolli.

Në anën tjetër, edhe menaxheri Regjional i IFC-së, Nicolas Marquier, deklaroi se ky projekt është i rëndësishëm për zhvillimin e sektorit energjetik në Kosovë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika