Sulmi në Moskë, Zelensky: E parashikueshme që Putin ta lidhte këtë me Ukrainën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, lidhur me sulmin në Moskë, ka thënë se është plotësisht e parashikueshme që presidenti rus, Vlademir Putin ta lidhte këtë me shtetin ukrainas

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Foto: Reuters

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar lidhur me sulmin që ndodhi në Moskë, duke thënë presidenti Vlademir Putin dhe “llumat e tjerë” po përpiqen t’ia hedhin fajin dikujt tjetër.

Zelensky ka thënë se metodat e tyre janë gjithmonë të njëjta, dhe se sipas tij, i kanë parë të gjitha më parë.

“Pati shtëpi të hedhura në erë, të shtëna masive dhe shpërthime. Dhe ata gjithmonë fajësojnë të tjerët. Ata erdhën në Ukrainë, dogjën qytetet tona dhe më pas u përpoqën të fajësonin Ukrainën. Ata torturojnë dhe përdhunojnë njerëzit – dhe më pas i fajësojnë ata. Ata kanë sjellë qindra mijëra terroristë të tyre në territorin ukrainas dhe po bëjnë luftë kundër nesh, por nuk u intereson çfarë ndodh brenda vendit të tyre”, ka shkruar presidenti ukrainas në platformën “X”.

Sipas Zelenskyt, sulmi ndodhi dje dhe Putin-it i mori kohë një ditë për të menduar se si ta lidhte këtë me Ukrainën, e që kjo sipas tij, është plotësisht e parashikueshme.

“Dhe nëse rusët janë të gatshëm të vdesin të qetë në “crocuses” dhe të mos vënë në dyshim shërbimet e tyre speciale, Putin do të përpiqet të shfrytëzojë më shumë nga këto situata për pushtet personal. Terroristët duhet të humbasin gjithmonë”, ka shkruar tutje ai.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika