Kosova sot përballet në miqësore me Hungarinë

Përfaqësuesja e Kosovës do të zbres në fushë për ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars, ku do të përballet me Hungarinë në udhëtim

Kombëtarja e Kosovës dhe përzgjedhësi i ri, Franco Foda, do të kenë një test të vërtetë sonte, kur do të takohen me Hungarinë në një ndeshje miqësore. Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Puskas Arena” të Budapestit, me fillim prej orës 19:00.

Kosova hyn në këtë ndeshje pas fitores minimale në miqësoren ndaj Armenisë.

Me rezultat të njëjtë, por si vendase, fitoi edhe Hungaria ndaj Turqisë.

Përveç Leart Paçaradës, i cili është në dyshim shkaku i një lëndimi, Foda do të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët tjerë.

Lajm i mirë padyshim se është riaftësimi i kapitenit, Amir Rrahmani, i cili mungoi ndaj Armenisë.

Trajneri gjerman i Kosovës në konferencën për media dje theksoi se Kosova nuk do ta ketë aspak të lehtë ndaj një kundërshtari të fortë si Hungaria, por shtoi se ka besim te grupi.

“Nuk do të jetë e lehtë, pasi luajmë kundër një ekipi shumë të fortë. Ne zhvilluam ndeshje të mirë ndaj Armenisë. Kemi ekip që ka aftësi teknike, por përballja ndaj Hungarisë do të jetë e vështirë, që udhëhiqet nga një trajner që ka treguar paraqitje të mira siç është Marco Rossi. Sidoqoftë, ne mbesim skuadër e fortë dhe kemi besim te grupi ynë. Ndeshja me Hungarinë ishte aranzhuar para se unë të bëhesha trajner i Kosovës. Por, ne duhet të përballemi ndaj kundërshtarëve të tillë, pasi është niveli ku ne synojmë të arrijmë dhe të luajmë në të ardhmen. Ne do të luajmë me besim përballë Hungarisë”, ishte shprehur Foda të hënën.

Vlen të theksohet se interesimi për ta ndjekur këtë ndeshje është shumë i madh dhe kjo dëshmohet më së miri me faktin se të gjitha biletat janë shitur.“Puskas Arena” ka kapacitet prej 67 mijë e 215 ulëseve.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika