Guvernatori i Maryland për familjet e viktimave nga shembja e urës në ShBA: Më thyhet zemra për ta

Guvernatori i Maryland, Wes Moore. Foto: WAMU

Gjatë ditës së djeshme është shembur ura “Francis Scott Key Bridge” në Baltimore, ShBA, pasi u godit nga një anije e madhe.

Guvernatori i Maryland, Wes Moore, në një intervistë për CBS News ka konfirmuar se autoritetet janë ende në kërkim të gjithsej gjashtë individëve të zhdukur, të cilët besohet të jenë kontraktorë që po punonin në urën kur ajo u shemb.

Ai u ka qëndruar afër familjeve të viktimave, të cilët dje “morën lajmin më të keq që mund të merrnin”.

“Më thyhet zemra për ta”, ka thënë guvernatori i Maryland.

“Këta ishin baballarë, këta ishin bij dhe këta ishin burra, dhe këta ishin njerëz mbi të cilët mbështeteshin familjet e tyre”, ka thënë tutje ai.

Lidhur me rasti, gjashtë persona që janë të zhdukur janë ende duke u kërkuar dhe të njëjtit dyshohet se kanë vdekur.

Lexo më shumë: Gjashtë persona besohet se kanë vdekur nga shembja e urës në ShBA

Pamje nga shembja e një pjese të urës Francis Scott Key në Baltimore të Shteteve të Bashkuara, 26 mars 2024. Foto: Andrew Doyle, Sky News

Kujtojmë që ekipi i anijes së mallrave ka lëshuar një alarm disa çaste para se të përplasej me urën “Francis Scott Key”, duke u mundësuar autoriteteve që të kufizonin qarkullimin e makinave mbi urë, tha guvernatori i Maryland.

Pasi anija goditi një prej shtyllave mbështetëse të urës, struktura e urës u shemb menjëherë.

 

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika