Tahiri: Qeveria aktuale e ka kthyer në një trend kontraktimin njëburimor

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri tha se ekziston një frikë serioze të kësaj qeverie në raport me hetimin e tenderëve një burimor që shuma e tyre vjen në 209 milionë euro

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, e ka akuzuar Qeverinë Kurti për afera korruptive në qeverisjen e saj.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Tahiri tha se ekziston një frikë serioze të kësaj qeverie në raport me hetimin e tenderëve njëburimorë që shuma e tyre vjen në 209 milionë euro.

“Kjo qeveri ka kontraktuar 781 tenderë njëburimorë, të cilët pa asnjë dyshim janë burim i korrupsionit, keqpërdorimit dhe mbi të gjitha e ngulfat konkurrueshmërinë e sektorit privat në këtë temë. Se kontratat njëburimore janë përdorur në një sasi të madhe dhe në kundërshtim me ligjin… në gjashtë ministri dhe në KEK janë nënshkruar 220 kontrata me vlerën prej mbi 153 milionë euro”, tha ai teksa listoi kontratat e nënshkruara në disa dikastere.

“Te Ministria e Infrastrukturës janë nënshkruar 32 kontrata në vlerë prej 4 milionë e 358 mijë euro, te Ministria e Kulturës janë nënshkruar 36 kontrata në vlerë prej 2 mijë e 364 mijë euro, te Ministria e Shëndetësisë janë nënshkruar 6 kontrata në vlerë prej 3 milionë e 759 mijë euro, te Ministria e Arsimit janë nënshkruar 30 kontrata në vlerë prej 18 milionë e 793 mijë euro, te Ministria e Tregtisë janë nënshkruar 5 kontrata në vlerë prej 138 mijë euro”.

Sipas tij, Qeveria aktuale e ka kthyer në një trend kontraktimin njëburimor.

“Kontraktimi njëburimor edhe pse në aspektin ligjor duhet të hyjnë vetëm atëherë kur ka një përjashtim të jashtëzakonshëm dhe është një emergjencë, kjo qeveri e ka kthyer në një trend, në një modë kontraktimin njëburimor. Pse ka një frikë dhe hezitim kaq të madh në raport me themelimin e këtij komisioni? A është frika se për shkak se ekziston evidencë e saktë e korrupsionit dhe lidhjes së ngushtë midis kontraktuesit, ministrisë dhe punëmarrësit? Cka ka të keqe të dihet vlera e kostos financiare… pse duhet të frikësohet një ministër apo ministre në gjetjet e rekomandimit të zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës?”.

Ai thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “e ka korruptuar luftën kundër korrupsionit”.

“Kjo ndodh vetëm për një arsye, për shkak se kjo aferë, është afera më e madhe korruptive e kësaj qeverie, nuk ka vullnet politik për të hyrë në këtë temë. Kurti flet për luftën kundër korrupsionit, por në fakt ai e ka korruptuar luftën kundër korrupsionit për shkak se ai e sheh të korruptuar vetëm atë që nuk është në LVV…”.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika