Konjufca: Shembja e kufirit me çizmen e Agim Ramadanit e Sali Çekajt është një nga ngjarjet më historike

"Kjo betejë ishte sinonimi më i mirë i betimit të ushtarit të UÇK-së. Shembja e kufirit me çizmen e komandantit Agim Ramadani e Sali Çekajt ishte nga ngjarjet më historike", ka deklaruar kryeparlamentari, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në seancën solemne të 25-vjetorit të Betejës së Koshares, ka thënë se shembja e kufirit me çizmen e komandantit Agim Ramadani e Sali Çekaj ishte nga ngjarjet më historike.

Konjufca ka theksuar se kjo betejë është sinonimi më i mirë i betimit të ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe se shënon një përbashkim të lartë kombëtar.

“Themelimi i UÇK-së është një nga ngjarjet me të rëndësishme të popullit shqiptar, ndërkaq Beteja e Koshares është ndër betejat më të lavdishme të luftës për çlirim. Jemi mbledhur sot në Kuvend për ta kujtuar këtë betejë historike dhe për t’i nderuar të gjithë dëshmorët e rënë në krye me heroin Agim Ramadani. Kjo betejë ishte sinonimi më i mirë i betimit të ushtarit të UÇK-së. Shembja e kufirit me çizmen e komandantit Agim Ramadani e Sali Çekaj ishte nga ngjarjet më historike. Kjo betejë ia ndërroi fizionominë UÇK-së. Kjo betejë shënon një përbashkim të lartë kombëtar” ka deklaruar Konjufca.

Ai ka thënë se kjo betejë ishte me karakter ndërkombëtar jo vetëm pse ranë aty tre dëshmorë të huaj, por që ia humbi përfundimisht kontrollin ish-Jugosllavisë, e cila vendosi dhunshëm kufirin mes shqiptarëve.

“Kjo betejë shënon një përbashkim të lartë kombëtar. Një gjithëpërfshirje e të gjitha trevave. Beteja e Koshares është betejë edhe me karakter ndërkombëtar, jo vetëm pse ranë aty tre dëshmorë të huaj, por edhe pse kjo betejë ia humbi përfundimisht kontrollin Jugosllavisë që vendosi dhunshëm kufirin mes shqiptarëve”, ka vijuar Konjufca.

Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës, me rastin e 25-vjetorit të Betejës së Koshares, seancën solemne e kanë nisur me një minutë heshtje.

Beteja e Koshares, u zhvillua nga 9 Prilli 1999 deri më 10 Qershor 1999 në kuadër të Operacionit Shigjeta, ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) dhe Ushtrisë Jugosllave (JNA-së).

Në këtë betejë e cila u zhvillua rreth Koshares në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë ranë dëshmorë 114 ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Luftimet në Betejën e Koshares u zhvilluan 77 ditë me radhë, nga 9 prilli deri më 19 qershor 1999.

Gjatë atyre luftimeve u vranë 114 dhe u plagosën 423 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika