Ulërima dhe përplasje të sendeve në tokë! Rike Roçi nuk kontrollon dot nervat, në sherr me Julin

Rike dhe Juli të cilët kanë pasur një marrëdhënie të mirë së bashku në BBV3 së fundmi janë përfshirë në një debat ku nuk ka përfunduar dhe aq mirë

Rike Roçi dhe Juli të cilët kanë pasur një marrëdhënie të mirë së bashku në BBV3 së fundmi janë përfshirë në një debat ku nuk ka përfunduar dhe aq mirë.

Juli i bën moral dhe i vë në pah lojën që bën, Rike nuk është dakort dhe bëhet agresive.

Juli: Je si Françeska dy, të ka bërë si vetja, unë nuk di të flas më. Unë bëj pyetje ti…

Rike Roç: Unë këtu prekem.

Juli: Ti nuk prekesh fare, madje të vjen mirë kur ta them dhe që po e bëj këtë se kjo është loja jote. I hip tjetrit sipër dhe do të dalësh atje që zihesh me njerëzit pse nuk më lënë të flas. Është turp i Zotit, 200 ditë brenda.

Rike Roçi: Ti ke tre muaj që flet si gjel dhe të kemi lënë. Unë i hip tjetrit sipër që nuk flas fare? Ik me se çave kokën.

Juli: Është turp të dalësh atje me faktin pse nuk më le të flas.

Rike Roçi duke bërtitur: Jo se nuk është ashtu, sepse mendoni që jam e influencuar edhe nuk jam e influencuar, më çmendët, më çmendët. (Merr dhe hedh kutitë e make up me forcë në tokë).

Juli: Çfarë je duke bërë? Ajo është me nerva dhe kujton se ia kemi fajin neve./ TopChannel.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika