Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka bërë të ditur se pas evakuimit të tre shtetasve kosovarë, në Izrael ndodhen edhe rreth 15 shtetas tjerë kosovarë që nuk kanë treguar interesim për t’u larguar.
Në njoftim thuhet se evakuimi i tre kosovarëve nga Izraeli, të cilët së bashku me 12 shtetas të Shqipërisë gjenden në Qipro në rrugën drejt Shqipërisë dhe Kosovës, është kryer në bashkëpunim në mes të Ambasadës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në Izrael.
Ndërkohë asnjë shtetas kosovar nuk ka pësuar lëndime apo vështirësi të çdo natyre tjetër.