“Prej Serbisë gjithmonë presim maltretime”, qytetarët që u ndaluan në kufi tregojnë çka përjetuan

“Prej Serbisë gjithmonë presim maltretime”.

Kështu ka deklaruar një nga qytetarët që ishte ndaluar për mbi 15 orë autoritetet serbe në pikëkalim kufitar Serbi-Kroaci në Bratovc.

Qytetari nga Prizreni në lidhje direkte në “FIVE” të Dukagjini ka theksuar se nuk u janë treguar arsyet se ndaljes.

Kurse, shoferi i njërës prej kompanive të udhëtimit, Valdet Hoxha, ka bërë të ditur se tashmë janë afër kryeqytetit të Kroacisë, Zagrebit, teksa ka shtuar se ka pasur panik dhe qytetarët kanë qenë të frikësuar.

“Jemi diku afër Zagrebit. Mbi 15 orë na kanë mbajtur aty. Arsyeja ak qenë urdhër prej larti. Kur erdhën urdhrat prej lartit neve na thanë aty ju pajismi me dokumente që i keni marrë dhe mundemi me vazhdu rrugën. Nuk kemi informacion tjetër vetëm një lloj maltretimi, arsyetim të qartë nuk kemi pas”, ka thënë ai.

Kurse, Bashkimi Evropian (BE) e ka vlerësuar shkelje të Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes veprimin e autoriteteve të Serbisë, e cila ka bllokuar qytetarët kosovarë në kufijtë e saj, teksa i ka bërë thirrje Serbisë që të përmbahet nga veprimet e tilla të njëanshme.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se janë duke e përcjellë nga afër situatën e krijuar.

“Ne jemi të vetëdijshëm për situatën dhe e ndjekim nga afër. Marrëveshja për Lirinë e Lëvizjes e arritur në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja përcakton parametra të qartë për hyrjen dhe daljen e qytetarëve të Kosovës në dhe nga Serbia. Situata aktuale përbën shkelje të kësaj marrëveshjeje dhe ne i bëjmë thirrje Serbisë që të përmbahet nga veprime të tilla të njëanshme dhe të pakoordinuara dhe t’i kthehet menjëherë respektimit të marrëveshjes”, ka thënë Stano.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika