Policia serbe paraburgos një kosovar që e ndaloi dje, e akuzon për krime lufte

Policia serbe ka arrestuar një kosovar me pretendimet se i njëjti ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe

Policia serbe ka arrestuar një kosovar me pretendimet se i njëjti ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe.

Bëhet fjalë për Sadik Durakun nga fshati Damjan i Komunës së Gjakovës i cili jeton në Angli.

Kështu ka njoftuar një familjar i tij për Klankosova.tv.

Ai ka thënë se Sadik Duraku është ndaluar dje së bashku me 300 persona të tjerë, por që sipas tij, ky nuk është liruar dhe është dërguar në Beograd, me akuza kinse ka kryer krime lufte.

Sipas familjarit, i cili foli në kushte anonimiteti, Duraku pritet nesër të dal para gjykatës së Beogradit.

Kujtojmë se ministria e Brendshme e Kosovës njoftoi të mërkurën në mbrëmje se nëntë zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq u ndaluan nga policia serbe.

Derisa zyrtarët policorë u liruan gjatë ditës të gjithë, Jankoviq është liruar këtë pasdite.

 

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika