Krasniqi: Në betejën mes veteranëve dhe Qeverisë nuk ka fitues, të dyja palët janë humbëse

Ish-luftëtari i UÇK-së, Krasniqi ka thënë se beteja kryesore e veteranëve të luftës është mosinstrumentalizimi i këtij projektligji në baza politike

Dardan Krasniqi, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), ka thënë se veteranët e luftës nuk kanë luftuar as për 170 as për 200 euro, kanë luftuar për dinjitet dhe çlirimin e vendit.

Krasniqi, i ftuar në “Debat Plus”, ka thënë se në këtë betejë mes veteranëve dhe Qeverisë së Kosovës nuk shoh fitues, sepse siç thotë ai të dyja palët janë humbëse.

Ai ka thënë ndër të tjera që beteja kryesore e veteranëve është mosinstrumentalizimi i kësaj çështjeje në baza politike.

“Protesta është diçka që e mbështes unë, secili deputet ka të drejtë të mbështes një kauzë, por njerëz që kanë votuar Gjykatën Speciale, që kanë votuar Demarkacionin, dhe e kanë shkelur UÇK-në, e kanë shkelur Veteranin e luftës, dalin dhe e instrumentalizojnë për 170-200 euro këtë çështje të veteranëve”, ka shtuar Krasniqi.

Sipas tij, Qeveritë e kaluara kanë varfëruar veteranët, krerët e UÇK-së i kanë dërguar në Hagë, duke e instrumentalizuar këtë betejë të veteranëve për prapavija politike.

Ai ndër të tjera ka thënë se UÇK nuk përmendet në asnjë infrastrukturë ligjore.

“Ky diskurs është i instrumentalizuar për prapavija që e kanë sjellë veteranin të ikë nga vendi, të bëjë vetëvrasje, ligji për kategoritë e luftës duhet të ndryshojë, pastrimi i listave është i domosdoshëm, por para pagës të trajtohet dinjitetshëm veterani, sepse kështu kanë pësuar familjet e dëshmorëve”, ka përfunduar Krasniqi.

Mushkolaj: Pensionet e veteranëve, gabim lidhja e tyre me ligjin e pagave

Ndërsa edhe analisti Imer Mushkolaj, për çështjen e veteranëve të luftës ka thënë se Qeveria duhet të publikojë raportin për kategorizim të veteranëve, sepse sipas tij pa u miratuar raporti përfundimtar në Qeveri për kategorizim të veteranëve, nuk do të ketë zgjidhje.

“Prej fillimit gjërat kanë shkuar keq në këtë ligj, paratë 170 që i marrin veteranët janë pension, është gabim moslejimi i veteranëve për të punuar, por jo veteranëve të rrejshëm, por atyre që vërtetë kanë qenë në luftë”, ka thënë Mushkolaj.

Sipas tij ka qenë gabim ndërlidhja e pagës minimale me atë të veteranëve.

“Për mua ka qenë gabim që veteranët janë ndërlidhur me pagën minimale, sepse nëse ishte rritur kjo pagë minimale prej qeverive të kalume sistematikisht, tash do të ishte rritur edhe paga minimale edhe ajo e veteranëve”, ka thënë ai.

Imer Mushkolaj, analist

Sipas tij absolutisht duhet të ketë pastrim të listave, sepse njerëzit po fitojnë një lloj prestigji në bazë të kësaj.

“Faji nuk është te Qeveria dhe te ministri, për këtë ligj aktual, faji është për ligjin që është miratuar më herët, nuk mund të zgjidhet pa u bërë kategorizimi i veteranëve, ka shtuar ai.

Sipas Mushkolajt, Qeveria nuk mund ta miratojë pagën minimale pa u publikuar  lista përfundimtare e kategorizimit të veteranëve.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika