Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq shprehet i bindur se nuk do të ketë ndonjë sulm të radhës sikurse sulmi terrorist në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye me presidentin Aleksandër Vuçiq, do vetëm t’i tregojë muskujt teksa kryejnë stërvitje ushtarake përreth kufirit me Kosovën.

Në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, Rashiq shprehet i bindur se nuk do të ketë ndonjë sulm të radhës sikurse sulmi terrorist në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

“Çdo diplomat, çdo vizitë që ka Vuçiqi në kohën e fundit pas Banjskës tregojnë të njëjtën, duhet të ballafaqohen me ata që  e kanë bërë këtë veprim dhe ai për çdo herë ka heshtur. Këtu janë dy elemente, ose e mbron me plotfuqi ose ky personi ka diçka kaq komprimentuese…Besoj thellësisht që një gjë e tillë nuk do të ndodhë, kjo që po organizon presidenti është vetëm për tregim të muskujve, për planin publik atje në Serbi, ato manipulimet që i prezanton sikur e ka një iniciativë po bën diçka për mbrojtjen e serbëve… nuk ka ndonjë sulm të radhës por është më shumë prezantim i interesave publike”, u shpreh ai.

Sa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, ministri Rashiq potencon se nuk sheh ndonjë veçanti.

“Nuk e shoh ndonjë veçanti sa i përket mekanizmi, e shoh një Asociacion – mini asociacion të komunave… benefiti mund të jetë për një organizim të përbashkët…  Nuk mund të jetë si një organ, institucion i cili është sikur ishull në Kosovë dhe ata e jetojnë jetën e vet, vendosin vet, nuk do të jetë një gjë e tillë”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika