Abazoviq: Nismat e reja në kuadër të “Ballkanit të Hapur” do ta kenë mbështetjen e Malit të Zi

Megjithëse ishte në pozitën e vëzhguesit, mesazhi i Abazoviq ka treguar mbështetje për nismën e tri vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, jashtë së ciës janë ende Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina

Kryeministri i Malit te Zi, Dritan Abazoviq

Dritan Abazoviq, ka thënë se duhet të ketë një të ardhme më të mirë të bazuar në zhvillimin ekonomik, gjersa ka thënë se nismat e reja në kuadër të “Ballkanit të Hapur”, do ta kenë patjetër mbështetjen e Malit të Zi.

Kryeministri i Malit të Zi, Abazoviq, po merr pjesë për herë të parë në takimet e iniciativës “Ballkani i Hapur”, që po mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Ndoënse prania e tij në këto takime është thënë se është në cilësinë e vëzhguesit, Abazoviq ka mbajtur një fjalim gjatë këtij samiti.

Tutje, ai ka thënë se hapi i parë është që të ketë marrëdhënie të mira dhe dialog duke mos anashkaluar as faktin se politika e së kaluarës ka qenë politikë e konfliktit dhe nuk ka sjellë asgjë të mirë.

“Kjo shpie drejt asaj që të mos kemi frikë nga njëri-tjetri dhe së bashku të krijojmë klimë të progresit në rajon. Politikat e fundit, politikat e theksimit të konflikteve të vazhdueshme na kanë mbajtur këtu ku jemi tani. Ne duhet ta ndryshojmë këtë. Kur kemi liderë të Ballkanit Perëndimor që flasin kundër njëri-tjetrit, atëherë na mban sa më larg BE-së. Kur të jemi këtu gjashtë persona, atëherë mesazhi drejt BE-së do të jetë ndryshe”, ka thënë Abazoviq.

Sipas Abazoviq, nuk ka rëndësi se kush është në pozitë më të mirë integrimi, pasi ideja e të gjithë liderëve është të bëjnë sa më shumë për qytetarët e tyre.

Të mërkurën e tetë qershorit, nismëtarët e iniciativës “Ballkani i Hapur”, u takuan në Ohër me fillim nga ora 10:00.

Në nismën “Ballkani i Hapur” marrin pjesë tri vende të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut – jashtë saj janë ende: Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina. Megjithatë, në Ohër, në cilësinë e vëzhguesve po marrin pjesë përfaqësuesit e Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës./PortaliD/

Rama në samitin e “Ballkanit të Hapur”: Sa më shumë të afrohemi, aq më shumë ka shanse për zgjidhjen e konfliktit midis Kosovës dhe Serbisë

 

 

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika