Ministri gjerman: Synimi i Putinit s’është Ukraina, por Evropa

Ministri i financave i Gjermanisë, Lindner ka thënë se synimet e Rusisë nuk janë në Ukrainë, por përtej saj në Evropë

ARKIVI - 20 Mars 2024, Berlin: Christian Lindner (FDP), Ministër Federal i Financave, regjistruar gjatë një interviste në Ministrinë Federale të Financave. (për dpa: "Lindner po premton një rritje të përfitimit të fëmijëve për vitin 2025") Foto: Michael Kappeler/dpa dpa-Bildfunk

Gjermania do të vazhdojë ta përkrahë Ukrainën si një mburojë kundër synimeve të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, tha të shtunën ministri gjerman i Financave, Christian Lindner.

“Ne po e mbështesim Ukrainën, sepse ajo është vija e parë e mbrojtjes sonë kundër Putinit”, tha Lindner.

Përmes pushtimit të Ukrainës, që e nisi më 2022, Putini dëshiron “të na sulmojë të gjithëve dhe mënyrën e jetës sonë”, tha Lindner.

Putini nuk dëshiron vetëm ta fshijë Ukrainën nga harta, por t’i ndajë Evropë dhe NATO-n dhe të sigurohet që Shtetet e Bashkuara të largohen nga Evropa, sipas tij.

“Synimi i Putinit nuk është Ukraina. Synimi i Putinit është të jetë në gjendje të ushtrojë pushtet mbi neve. Ai nuk duhet të ketë sukses në këtë kurrë”, theksoi ministri gjerman.

Për këtë arsye, tha ai, Gjermania duhet t’i përmirësojë patjetër aftësitë mbrojtëse për ta mbrojtur veten dhe aleatët e vet.

Fondi i veçantë që u krijua për ta përditësuar ushtrinë gjermane, pasi Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës më 2022, do të përdoret brenda pak viteve, tregoi ai.

Forcat e Armatosura duhet pastaj të përditësohen nga fondet e rregullat. Por, kjo nuk do të jetë e mundur me një buxhet të kufizuar dhe me borxhin në rritje, paralajmëroi ai.

“Detyra që na pret për ta mbrojtur paqen dhe lirin në Gjermani, Evropë dhe në botë nuk është e kufizuar në vetëm në disa vite. Mbase është një detyrë që zgjat me dekada apo gjenerata”, tha Lindner.

Për t’u arritur kjo, theksoi ai, nevojitet përforcimi i ekonomisë./REL

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika