Haradinaj: Sot shohim më shumë migrim dhe më pak shpresë, kjo është oferta e një qeverie populiste

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka potencuar se në këtë ditë po sheh më shumë uniformitet, më shumë migrim, dhe më pak shpresë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve ka thënë se paga mesatare mezi prek kufirin e mbijetesës.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka potencuar se në këtë ditë po sheh më shumë uniformitet, më shumë migrim dhe më pak shpresë.

“Qeveritë e përgjegjshme bëjnë çmos që të drejtat, kushtet dhe mundësitë e punëmarrësve të shënojnë progres. Qeveria Kurti ka bërë krejt çfarë nuk është dashur, që gjendja në tregun e punës të mos shënojë asnjë progres. Paga minimale mbetet një formë e asistencës sociale. Paga mesatare mezi prek kufirin e mbijetesës. Pra, edhe sot, më 1 maj, shohim më shumë retorikë, më shumë uniformitet, më shumë migrim dhe më pak shpresë. Kjo është oferta e një qeverie populiste!”,shkroi ai.

Në përgjithësi, sipas Haradinajt, pagat në sektorin publik dhe atë privat mbetën më të ulëtat në rajon.

“Kjo madje në një periudhë kur inflacioni është i papranueshëm për kapacitetin e mangët financiar dhe ekonomik në nivel vendi. Sikur kjo të mos ketë mjaftuar, punëmarrësit e sektorit më të madh, atij publik, vazhdimisht përballen me trajtim jomeritor dhe diskriminues”, shtoi më tej ai.

Kreu i AAK-së thotë se dialogu me sindikata është transformuar në një platformë monologu.

“Ku qeveria Kurti justifikon dështimet, shpërfaq arrogancën dhe monopolizon vendimmarrjen në lidhje me zhvillimin njerëzor dhe ekonomik”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika