Azemi: Fuqia vitale po thonë lamtumirë – I kam treguar Kryeministrit se do ketë ikje masive

“Fuqia vitale po thonë lamtumirë". Kështu është shprehur Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat në emisionin Reload

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, ka thënë se gjatë marshit protestues në këtë 1 maj, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, morën pjesë rreth njëmijë e 500 persona.

Ai ka thënë se marshi ka zgjatur mbi një orë e gjysmë.

Në emisionin “Reload”, në RTV Dukagjini ka thënë se pagat e punëtorëve në sektorin privat kanë pësuar ndryshime për të mirë.

“I kemi pas diku rreth 1500 persona. Që nga fillimi i marshit deri në përfundim ka zgjatur rreth 1 orë e 40 minuta. E kemi llogaritur rreth 1200-300 por ka qenë më shumë se 1500”, tha ai.

“Fuqia vitale po thonë lamtumirë. Punëtorët e sektorit privat po e ndërtojnë Kosovën, po e mbushin buxhetin e Kosovës, po i mbajnë organet vitale”, shtoi më tej ai.

Në sektorin privat, Azemi thotë se numri i punëtorëve është rreth 300 mijë që janë aktivë.

Sipas tij, ky numër do të ulet akoma më shumë.

“Nuk ka kompani në nivel të Kosovës që ka më shumë se 5 punëtorë që ka mungesë të punëtorëve. Nuk kemi një qëndrueshmëri të fuqisë punëtore. I kemi thënë kryeministrit që do të ketë ikje masive, eja ulemi e bisedojmë… Institucionet shtetërore bashkë me pronarë të kompanive nuk e kanë parandaluar atë që kanë mundur ta parandalojnë”.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika