Ndalohet një person në Ferizaj, dyshohet se dhunoi viktimën që ka ngecje në zhvillim mendor

Në qytetin e Ferizajt është ndaluar një person pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar viktimën që ka ngecje në zhvillim mendor, e që e njëjta ishte raportuar e zhdukur ditë më parë nga familjarët e saj

Është ndaluar një person në Ferizaj në kohëzgjatje prej 48-orësh, i njëjti dyshohet se e ka dhunuar viktimën e cila dyshohet se ka ngecje në zhvillim mendor.

Fillimisht, viktima ishte raportuar e zhdukur nga familjarët e saj.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se dyshohet që i njëjti kishte marrë me veturë viktimën dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të në një motel, si dhe ndaj të njëjtës ka ushtruar dhunë fizike, andaj me këto veprime, dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

“Viktima dyshohet se ka ngecje në zhvillim mendor dhe e njëjta nga familjarët e saj ditë më parë është raportuar e zhdukur. Nga hetuesit rajonalë të Policisë, viktima është dërguar fillimisht në Urgjencën e Kaçanikut ku i është dhënë ndihma mjekësore dhe më pas e njëjta është dërguar për ekzaminim gjinekologjik në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit, brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika