Gashi në Ditën Botërore të Zjarrfikësve: Kërkojmë plotësimin e kërkesave

FOTO:EO

4 Maji njihet si  Dita Ndërkombëtare  e Zjarrfikësve, e cila nderon zjarrfikësit për shërbimin e tyre në këtë profesion të rrezikshëm duke u dalë në ndihmë qytetarëve.

Në Kosovë kjo ditë u shënua me disa aktivitete nga Brigada e Zjarrfikësve në Prishtinë, duke parakaluar me automjete e tyre nëpër rrugët e kryeqytetit.

Në shënimin e ditës së zjarrfikësve, ka marrë pjesë edhe drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica.

“Jemi mbledhur për të nderuar juve rojtësit e sigurisë, ju jeni model i përkushtimit, guximit për brezat të tërë. Zotohemi të mbështesim misionin dhe mirëqenien e zjarrfikësve.  Edhe kryetari Rama ka dhënë përkrahje të palëkundur ndaj zjarrfikësve”, ka thënë ai.

Malë Gashi nga Brigada e Zjarrfikësve në Prishtinë tha se pavarësisht sfidave, zjarrfikësit nuk do të ndalen në misionin e tyre për shpëtim.

“Jemi këtu për të nderuar të gjithë zjarrfikësit që çdo herë janë  në krye të detyrës dhe janë në rrezik për jetë. Ne duhet të jemi me krye të detyrës pavarësisht kushteve sepse ky mbi gjitha është misioni ynë. Por, ne nuk do të ndalemi për t’i adresuar kërkesat tona për shumë çështje për këtë shërbim”, ka thënë Gashi.

Ndërsa Kryetar i sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka, theksoi se kjo ditë ata i gjen me probleme sikurse statusi i padefinuar i zjarrfikësve.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika