Kurti: Sjellja e gjashtë deputetëve të LDK-së është e papërgjegjshme, e dëmshme dhe absurde

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ku është edhe diskutuar situata e krijuar pas vendimit të gjashtë deputetëve të LDK-së për të mos e mbështetur kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës.

Kurti, para gazetarëve, u shpreh se procesi negociator me LDK-në dhe marrëveshja për kandidatin e përbashkët janë mirëpritur nga deputetët e Vetëvendosjes, duke theksuar se mbështetja për Sejdiun ka qenë e plotë brenda grupit parlamentar të VV-së, njofton Dukagjini.

Ai ka thënë se në mbledhjen e grupit parlamentar ka pasur mbështetje të plotë për Sejdiun, ndërsa ka vlerësuar si shpresëdhënës qëndrimin e Kryesisë së LDK-së për ta mbështetur kandidaturën e tij.

“Të gjithë e mirëpritën procesin negociator me Lidhjen Demoraktike të Kosovës dhe marrëveshjen që kemi arritur me emrin e përveçëm të kandidati të përbashkët, konsensual, me atributet e larta në aspektin vlerore të kontributit të profesorit, Bekim Sejdiu. Unë isha shumë i lumtur që mbështetja ishte e plotë nga të gjithë deputetët e grupit tonë parlamentar për profesor, Bekim Sejdiu, si president i ardhshëm i Republikës së Kosovës. Natyrisht që kjo mbledhje ishte në dijeni të zhvillimeve të orëve të fundit ku në njërën anë ishte shpresë dhënës qëndrimi i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës për mbështetje të plotë për profesor, Bekim Sejdiun, si një emër për të cilën u pajtuam të dy subjektet politike”, u shpreh Kurti.

Megjithatë, Kurti u shpreh se situata ndryshoi pas njoftimit se gjashtë nga 18 deputetët e LDK-së nuk do ta mbështesin Sejdiun.

Kreu i ekzekutivit në detyrë ka kritikuar ashpër qëndrimin e gjashtë deputetëve të LDK-së, duke thënë se deputetët e VV-së e edhe vetë e konsiderojnë një sjellje të tillë si të papërgjegjshme, të dëmshme dhe absurde.

“Mirëpo, më pas patëm edhe këtë njoftimin negativ që 6 deputetë nga 18 sa i ka grupi parlamentar i LDK-së nuk e mbështesin për president të Republikës. Kjo është një situatë e re që kërkon që në njërën anë të takohemi përseri me kryetarin e LDK-së .. për bindjen time të gjithë deputetëve që ishin sonte të pranishëm për 53 sosh e konsiderojmë të papërgjegjshme, të dëmshme dhe absurde një sjellje të tillë të këtyre 6 deputetëve ku pas tri palë zgjedhjeve duket që ka dëshirë e vullnet që të shkojmë edhe në zgjedhjet e katërta për dy vjet. Me keqardhje na duhet të themi që marrëveshjen politike që e arritëm me aq shumë mund. E falënderoj ekipin negociues të LDK-së. Është një lajm i mirë për skenën politike në Kosovë”,”, u shpreh Kurti.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika