Gazetarja ukrainase në Prishtinë flet për raportin Kosovë-Ukrainë

Gazetarja ukrainase në Prishtinë, e cila është gazetarja e parë në Kosova nga Ukranina, ka deklaruar rreth marrëdhënieve mes Kosovës dhe Ukrainës

Gazetarja ukrainase Lyudmila Makey në emisionin Personale

Lyudmila Makey është gazetarja e parë nga Ukraina e cila është strehuar në Kosovë.

Makey komentoi gjendjen në Ukrainë dhe luftën që po ndodh atje. Ajo, gjithashtu, ka folur edhe për qëndrimin e Ukrainës karshi Kosovës.

Ajo në emisionin Personale në RTV Dukagjini ka thënë se “Sot situata gjeopolitike ka ndryshuar. Ndoshta, për gjithë këtë mbështetje nga Kosova, për strehimin e gazetarëve dhe pozicionin e saj ndaj Rusisë, mund të bëhet një hap tutje dhe Ukraina të njohë shtetin e Kosovës“.

Gazetarja ukrainase, gjithashtu, potencoi faktin se në fillim të viteve 2000, Ukraina ishte nën presionin rus.

“Me kalimin e viteve, edhe pse krerët dhe qeveritë kanë ndryshuar në Ukrainë, qëndrimi i tyre ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar për shkak të burokracive,” shtoi Makey.

Mekay është shumë falënderuese për mundësinë që i ka ofruar Kosova, për të qëndruar këtu.

“Falënderoj shumë të gjithë juve që më keni mundësuar të vij në Kosovë. Ky program më mundëson që të mbetem në profesionin e gazetares. Jam thellësisht e prekur me faktin se si njerëz tërësisht të huaj dëshirojnë të na ndihmojnë. Besoj që bashkëpunimi ynë dhe solidariteti nga gazetarët e tjerë është një hap i rëndësishëm drejt paqes”, tha ajo.

Sipas Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, në programin e mbështetur financiarisht nga Qeveria e Kosovës, gazetarët që janë të detyruar të ikin nga lufta në Ukrainë, në Kosovë do të përfitojnë pagë mujore, pagesën e qirasë dhe sigurimin shëndetësor, përcjell Portali D.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika