Bajrami kritikon Gërvallen: Po i mbulon dështimet në diplomaci me të pavërteta

“Kryediplomatja me zero suksese gjatë gjithë mandatit paska thënë që ” kemi rritje të GDP-së për 50%, kjo i bien sikur me pas thanë 'në tri vitet e fundit kemi siguru njohjet nga 5 vendet e BE-së që nuk e njohin Kosovën'”

Deputetja e LDK-së, Hykemte Bajrami, ka kritikuar kryediplomaten, Donika Gërvalla, se nuk mbulohen “dështimet” në politikën e jashtme me të “pavërteta” për ekonomike e Kosovës.

Teksa Kosova nuk ka njohje të reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare me      Qeverinë Kurti, Bajrami ka thënë se Gërvalla “del e flet të pavërteta për ‘lulëzimin ekonomik’”.

“Kryediplomatja me zero suksese gjatë gjithë mandatit paska thënë që ” kemi rritje të GDP-së për 50%, kjo i bien sikur me pas thanë ‘në tri vitet e fundit kemi siguru njohjet nga 5 vendet e BE-së që nuk e njohin Kosovën’”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Bajrami ia ka kujtuar disa të dhëna kryediplomates kosovare.

“qe 3 vjet janë nënshkru 890 kontrata me negocim/korrupcion,

qe 3 vjet çmimet e produkteve bazë janë rritë 50%,

qe 3 vjet askush, amo askush nuk është punësu pa lidhje familjare e partiake ,

qe 3 vjet deficiti tregtar ka arrit në 5 miliardë euro,

qe 3 vjet ka ikje masive të qytetarëve nga Kosova,

qe 3 vjet Martin Berishaj qëndron në pozitën e ambasadorit, pavarësisht skandalit me blerjen e energjisë elektrike”, ka shkruar më tej Bajrami.

“E kur jemi të rritja ekonomike po ta ilustroj me një grafikon të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, agjenci kjo që operon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika