Ambasadori Hill takohet me ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriq

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq

Pamje nga takimi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, gjatë ditës së sotme ka qenë në ambientet e ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë.

Kryediplomati serb, njëherit ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se në takim me ambasadorin Hill kanë theksuar se forcimi i raporteve ShBA-Serbi është prioritet i tyre.

“Takova për herë të parë ambasadorin amerikan, Hill. Si Ministër i Punëve të jashtme të Serbisë, theksova që forcimi dhe bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara është një nga topprioritetet e Qeverisë së Serbisë në politikën e jashtme”, ka shkruar Gjuriq në platformën “X”.

“Marrëdhëniet tona politike, ekonomike dhe kulturore i janë nënshkruar një transformimi pozitiv dhe të dobishëm në vitet e fundit”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika