Sekuestrohen 25 motoçikleta në Pejë

Në kuadër të planit operativ “Motoçiklistët kundërvajtës”, janë sekuestruar 25 motoçikleta në qytetin e Pejës

Policia e Kosovës

Gjatë ditës së sotme janë sekuestruar 25 motoçikleta në Pejë, në kuadër të planit operativ “Motoçiklistët kundërvajtës”.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ndaj kundёrvajtёsve janё lёshuar fletёgjoba pёr kundёrvajtjet: mosposedimi i lejёs pёr vozitje, mosposedimi i kategorisё pёrkatёse, ngasje e mjetit pa regjistrim dhe kundёrvajtje të tjera.

“Aktivitete dhe detyra të shumta policore, që janë të planifikuara në kuadër të Drejtorisё Rajonale tё Policisё në Pejë, do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët në vijim, pa asnjë tolerim ndaj secilit kundërvajtës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika