Bislimi udhëton drejt Hungarisë

Gjatë qëndrimit dyditor në Budapest, ai do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Institutit të Kosovës për Administratë Publike dhe Universitetit të Shërbimeve Publike të Hungarisë, Ludovika

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Hungarisë.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Gjatë qëndrimit dyditor në Budapest, ai do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Institutit të Kosovës për Administratë Publike dhe Universitetit të Shërbimeve Publike të Hungarisë, Ludovika.

Në këtë vizitë, ndër të tjera, zëvendëskryeministri Bislimi pritet të takohet edhe me ministrin e Jashtëm dhe të Tregtisë, Peter Szijjarto si dhe me ministrin për Çështje të BE-së, Janos Boka.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika