Gërvalla: Arlinda iu drejtua drejtësisë, por fatkeqësisht jo Qeverisë – nuk e mori mbrojtjen e kërkuar

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se nuk ka kompetencë kushtetuese për të shkarkuar prokurorë apo gjyqtarë lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, e cila kishte kërkuar mbrojtje nga drejtësia para se të vritej,.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, Gërvalla ka thënë se është e nevojshme të ketë përgjegjësi institucionale, por ka theksuar se kompetencat e ministrit të Drejtësisë janë të përcaktuara me Kushtetutë dhe nuk përfshijnë shkarkimin e prokurorëve apo gjyqtarëve.

“Prandaj, unë nuk mund të shkarkoj asnjë prokuror i cili e ka lënë në baltë Arlindën, sepse nuk është – nuk ma jep këtë kompetencë Kushtetuta”, ka deklaruar Gërvalla.

Ajo ka thënë se Arlinda i ishte drejtuar drejtësisë, por nuk e kishte marrë mbrojtjen e kërkuar, duke shtuar se institucionet duhet të veprojnë në përputhje me rendin kushtetues dhe kompetencat që kanë.

Gërvalla ka kundërshtuar, po ashtu, atë që e ka cilësuar si mungesë informacioni në disa prej deklarimeve gjatë seancës, duke kërkuar analizë të kujdesshme të shkaqeve që kanë ndikuar në rritjen e rasteve të vrasjeve të grave këtë vit.

“Duhet të analizojmë me kujdes shkaqet e rritjes së numrit këtë vit para se të japim deklarata”, ka thënë ajo.

Ministrja ka theksuar se dhuna në familje dhe vrasjet e grave nga partnerët, ish-partnerët apo familjarët nuk janë vetëm fenomen i Kosovës, por problem ndërkombëtar. Megjithatë, sipas saj, në Kosovë këto raste trajtohen seriozisht edhe në debatin publik dhe atë politik.

Gërvalla ka thënë se ministri i Drejtësisë nuk është polic, prokuror apo gjyqtar dhe se duhet të respektojë pavarësinë e gjyqësorit.

“Dhuna në familje, fatkeqësisht, dhe vrasja e grave nga partnerët apo ish-partnerët e tyre është një fenomen ndërkombëtar. Mirëpo, ajo çka e dallon Kosovën nga shumë vende të tjera është që ne, qoftë në debatin publik, qoftë në debatin politik, e marrim shumë seriozisht. Secilin prej rasteve që ndodhin në vendin tonë. Dhe kjo është shumë e mirë. Sot nuk mendoj që është dita më e hesht, sepse po të heshtim, krijojmë përshtypjen që po i injorojmë nevojat dhe që po i injorojmë pritjet që kanë qytetarët e Republikës ndaj asaj çfarë duhet të thonë të zgjedhurit e tyre, dhe qeveria që ka dalë nga ky Kuvend. Arlinda i është drejtuar drejtësisë dhe nuk ka marrë mbrojtjen e kërkuar. Fatkeqësisht, Arlinda nuk i është drejtuar qeverisë. Ndoshta po të ishte drejtuar qeverisë, ndoshta do të kishte pasur angazhim, duke respektuar natyrisht rendin kushtetues të vendit tonë.

Po, do të duhet të ketë edhe shkarkime, mirëpo në rendin tonë kushtetues, në Republikën tonë parlamentare, nuk është ministri i Drejtësisë ai që shkarkon as prokurorë, as gjyqtarë. Ministri i Drejtësisë i ka detyrat e veta, nuk është as polic, as prokuror, dhe as gjyqtar, e respekton pavarësinë e gjyqësorit, edhe në bashkëpunim me instancat e gjyqësorit, përpiqemi së bashku t’i japim zgjidhje problemeve të përbashkëta”, ka deklaruar ajo.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika