Prindërit e vizitojnë Thaçin në Hagë

Pas një periudhe të gjatë që nuk e kishin parë djalin e tyre, prindërit e ish-presidentit Thaçi sërish kanë marrë rrugën nga Kosova drejt Hagës për ta takuar dhe për t’u çmallur me të.

Nëna dhe babai i ish-presidentit Hashim Thaçi sapo janë futur në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Siç mësohet, ata do të qëndrojnë brenda deri në orën 16:00.

Siç shihet në fotografi, nëna e ish-presidentit ka vështirësi edhe për të ecur për shkak të problemeve shëndetësore dhe moshës së shtyrë.

Vizita e vetme dhe e fundit e prindërve të Thaçit në Hagë ishte më 8 qershor 2022.

Pas kësaj vizite, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të nënës së tij, Thaçi ishte lejuar që të vinte në Burojë nën përcjellje të rreptë të personelit të sigurisë së Dhomave të Specializuara, por siç ishte raportuar, ai ishte lejuar të takonte vetëm dy prindërit dhe askënd tjetër.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi, si ish-krerë të UÇK-së, po mbahen në paraburgim prej 5 nëntorit 2020.

Procesi gjyqësor ndaj tyre po vazhdon të jetë jotransparent dhe tejet i ngadalshëm.

Më 21 maj është paralajmëruar një seancë, ku pritet të rishikohet koha dhe numri i dëshmitarëve të prokurorisë, e cila kishte kërkuar që t’i përfundojë dëshmitarët e saj deri në prill të vitit 2025.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika